Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Muller zbulon shakanë e Mane për ribashkimin me Lewandowski-n

Muller zbulon shakanë e Mane për ribashkimin me Lewandowski-n

10:24, 13/09/2022

Bayern Munich pret mbrëmjen e sotme Barcelonën në “Allianz Arena”, me ish-sulmuesin Robert Lewandowski që kthehet në klubin që u largua vetëm tetë javë më parë.

Lewandowski u kthye në lider tek bavarezët, teksa së bashku me Muller krijuan një dyshe të fuqishme për mbi nëntë vjet, duke ndihmuar Bayern të fitonin tituj në Gjermani dhe Europë.

Rikthimi i sulmuesit polak në Bavari dominon titujt kryesorë rreth përballjes së kësaj jave dhe me të drejtë. 34-vjeçari shënoi 344 gola në 375 ndeshje për Bayernin për ta vendosur veten në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit pas Gerd Muller.

Muller – i cili mbush 33 vjeç në ditën e ndeshjes – zbuloi se Sadio Mane i tha gjermanit që të kishte kujdes mos ia pasonte aksidentalisht topin ish-shoku i tij i skuadrës, kur të ndeshen kokë më kokë.

“Sadio ka bërë shaka duke më thënë që të mos bëj gabim dhe t'ia kaloj topin aksidentalisht Lewandowskit gjatë lojës. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë nesër dhe të mos fokusohemi shumë te Lewy”, tha Muller për “SPORT”.

Gjithashtu Muller shpresoi që tifozët e Bayern t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë Lewandowskit, pasi polaku ka dhënë shumë për klubin gjerman.

"Lewy ka bërë shumë për klubin dhe shpresoj që pritja të jetë e ngrohtë. Por nuk e di se si do të sillen tifozët ndaj tij. Ata do të shprehin emocionet e tyre lirisht."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco