Luajti për Atleticon dhe Barcelonën, futbollisti i njohur turk 'var këpucët në gozhdë'

Luajti për Atleticon dhe Barcelonën, futbollisti i njohur turk 'var këpucët në gozhdë'

09:40, 13/09/2022

Futbollisti turk Arda Turan ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 35 vjeçare.

Veterani i Galatasaray-t dhe i kombëtares turke, i cili luajti për gjigantët evropianë si Atletico Madrid dhe Barcelona, ​​ka “varur këpucët në gozhdë” dhe e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes YouTube.

“Dua të filloj duke ju thënë një sekret, u dashurova me futbollin. Pas kësaj dola në fushë dhe pjesa tjetër më pas... Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për mua, për nënën time, për babanë tim, për vëllain tim, gruan dhe fëmijët e mi. Shpresoj të ketë qenë edhe për ju,” tha Turan.

Në mesazhin e tij ai ka falënderuar të gjithë, veçanërisht ish-trajnerin e Galatasaray-t, Fatih Terim, i cili luajti një rol të rëndësishëm në karrierën e tij.

Turan luajti për Galatasaray, Manisaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Basaksehir, si dhe për kombëtaren turke. Ndër trofetë fitoi Superkupën e Turqisë, Kupën e Turqisë dhe titullin kampion turk me Galatasarayn, Superkupën e Spanjës me Barcelonën dhe Atleticon, dy Kupa Mbreti me Barcelonën dhe një me Atleticon, Superkupën e UEFA-s me Barcelonën dhe Atleticon, Europa League me Atleticon dhe titullin kampion në Spanjë me Barcelonën dhe Atletico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco