Champions League/ Superduel në Munich, Interi vetëm për fitore në Çeki

Champions League/ Superduel në Munich, Interi vetëm për fitore në Çeki

09:12, 13/09/2022

Liga e Kampionëve vijon ditën e sotme me ndeshjet e javës së dytë, teksa do të kem i mundësi të shohim derbin e madh mes Bayernit dhe Barcelonës.

Programi i sonte fillon në ora 18:45 dhe tradicionalisht luhen dy ndeshje. Sporting pret Tottenhamin dhe Interi i Kristjan Asllanit viziton Çekinë, ku do të ndeshet me Viktoria Plzen.

Zikaltërit nuk kanë rezultat tjetër të mundshëm, përveç fitores. Pas humbjes me Bayernin në shtëpi në javën e parë, Interi është nën trusninë për të fituar ndaj skuadrës më të dobët në grup. Nëse nuk fitojnë, vështirë se do të mund të kalojnë grupin me Bayernin dhe Barcelonën.

Këto dy skuadra takohen mbrëmjen e sotme, ku padyshim pritet spektakël. Bayern vitet e fundit ka qenë pakrahasueshëm më i suksesshëm në ndeshjet kokë më kokë dhe vitin e kaluar në grup bavarezët regjistruan dy fitore ndaj katalanasve me 6-0 në total.

Nën trusninë e fitores është edhe Liverpooli, lojërat e të cilit as nuk i ngjajnë skuadrës që udhëhoqi betejën për të gjithë trofetë në Angli dhe Evropë vitet e fundit. Në orën 21:00 “Të kuqtë” presin Ajax-in gjithmonë të pakëndshëm.

Duhet të jetë emocionuese në Leverkusen, ku vjen Atletico Madrid, ndërsa Marseja do të presë Frankfurtin me. Porto dhe Club Brugge përballen sonte në “Dragao”, ndërsa dueli mes Rangers dhe Napolit është shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Liga e Kampioneve:

Grupi A:

21:00 Liverpool - Ajax

 

(Shtyrë) Rangers - Napoli

Tabela:

Image

Grupi B:

21:00 Leverkusen - Atletico Madrid

 

21:00 Porto - Club Brugge

Tabela:

Image

 

 

Grupi C:

18:45 Viktoria Plzen - Inter

 

21:00 Bayern – Barcelona

Tabela:

Image

 

Grupi D:

18:45 Sporting - Tottenham

 

21:00 Marsejë – Frankfurt

 

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco