Tifozët e PSG-së bojkotojnë ndeshjen ndaj Maccabi Haifa: E patolerueshme, kërkojnë të na cënojnë lirinë!

Tifozët e PSG-së bojkotojnë ndeshjen ndaj Maccabi Haifa: E patolerueshme, kërkojnë të na cënojnë lirinë!

22:46, 12/09/2022

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë bërë me dije se do të bojkotojnë udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e Champions League, të mërkurën kundër Maccabi Haifa për shkak të kufizimeve të rënda që izraelitët kanë vendosur.

Kufizimet u konsideruan të tepërta nga mbështetësit e kampionëve në fuqi të Francës, të cilët sipas tyre cënojnë lirinë.

“Më 14 shtator, PSG do të udhëtojë në Haifa për ndeshjen e dytë të Champions League, përballë Maccabi. Ne dënojmë kushtet e vendosura të sigurisë që privojnë lirinë. Në këto kushte ndihemi të detyruar të bojkotojmë këtë ndeshje në transfertë”.-shkruhet në reagimin e tifozëve të parisienëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco