Nagelsmann: Lewandowskit do t’i jap dorën përpara ndeshjes, ai do të shënoi 40 gola në Spanjë

Nagelsmann: Lewandowskit do t’i jap dorën përpara ndeshjes, ai do të shënoi 40 gola në Spanjë

22:05, 12/09/2022

Bayern Munich kërkon të lërë pas barazimin e tretë radhazi në Bundesliga.

Në “Allianz Arena”, bavarezët do të presin Barcelonën dhe gjithashtu, në Bavari do të rikthehet edhe Lewandowski, i cili këtë verë u transferua te Barcelona.

Në prag të ndeshjes, trajneri Nagelsmann tregoi gjendjen e skuadrës së tij, por edhe pranoi se është i zemëruar me formën e skuadrës në kampionat dhe nuk i shpëtoi as pyetjes për sulmuesin polak.

“Nuk jam aspak i tensionuar në prag të kësaj sfide. Të them të drejtën, unë jam i zemëruar për formën dhe ecurinë tonë në kampionat, gjë që duhet të ndryshoi sa më shpejtë. Lewandowski? Ai po tregon të gjithë potencialin e tij në La Liga dhe mendoj se aty do të realizojë rreth 40 gola në fund të sezonit. Gjërat kanë ndryshuar dhe tani nuk ka shumë rëndësi të flasim për atë që ndodhi, por ai ka shumë aftësi të mira dhe prandaj vijon të jetë në nivele të larta. Do t’i shtrëngoj dorën nëse e shoh para ndeshjes. Do të isha i lumtur nëse tifozët tanë do ta prisnin ngrohtësisht, për mua është normale me një lojtar që ka qenë pjesë e familjes dhe historisë së Bayernit” – tha Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco