Përballja me Bayern Munich, Xavi: Lewandowskin e shoh shumë të motivuar

Përballja me Bayern Munich, Xavi: Lewandowskin e shoh shumë të motivuar

20:59, 12/09/2022

Bayern Munich do ta presë në “Allianz Arena” Barcelonën në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Humbja 8:2 e para dy viteve është ende e freskët në kujtesën e katalanasve, e po ashtu edhe humbjet që i pësuan sezonin e kaluar, pikërisht në këtë fazë.

Por, tani Barcelona është përmirësuar dukshëm, madje ka edhe ish-yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi se Lewandowski është shumë i motivuar dhe i freskët për këtë përballje.

“E shoh Robertin shumë mirë, është shumë i motivuar, ka pushuar dhe do të jetë i freskët. Mendoj se do të jetë shumë e veçantë për të. Ai është i qetë, transmeton besim dhe është një lider natyral për ekipin”, ka thënë tekniku spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco