Dritë në fund të tunelit për Loris Karius, portieri pritet të firmos me...

Dritë në fund të tunelit për Loris Karius, portieri pritet të firmos me...

21:24, 09/09/2022

Që nga finalizimi i kontratës me Liverpoolin, ekzaktësisht në 30 qershor , Loris Karius gjithmonë ka shpresuar se do të mund ta gjejë një destinacion ideal për të ardhmen .

Duket se drita në fundin e tunelit për anglezin është shfaqur pasi Newcastle ka treguar interes për 29 vjeçarin .

Bardhezinjtë s’kanë vonuar aspak dhe kanë startuar negociatat për firmosjen me ishi-n e ‘’ The Redsave ‘’ pas disa viteve të vështira, të cilat e patën fillesën tek gabimet në finalen kundër Real Madridit , sfidë që i kushtoi shtrenjtë nxënësve të Jurgen Klopp.

Sipas Fabrizio Romanos , gjithçka është në favorin e klubit më të pasur në botë për të ta patur pjesë pas huazimeve tek Besiktasi dhe Union Berlini .

Sigurisht projekti ambicioz i lideruar nga Yasir Al- Rumayyan ka marrë një tjetër rrjedhë me kalimin e kohës dhe natyrisht anglezët janë përforcuar ndjeshëm në merkatot e kaluara por për të arritur në elitën e futbollit anglez dhe atij europian duhet një sakrificë shumë e madhe nga ana e presidencës vendase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco