Përballja me Cadiz, Xavi: Dua hakmarrje, ja pse është e vështirë ndaj tyre

Përballja me Cadiz, Xavi: Dua hakmarrje, ja pse është e vështirë ndaj tyre

19:21, 09/09/2022

Barcelona luan në transfertë ndeshjen e javës së pestë në La Liga teksa udhëton në fushën e Cadiz. Një kundërshtar që në vitet e fundit ka rezultuar një “kockë e fortë” për katalanasit duke qenë se nuk fitojnë prej katër ndeshjesh duke pësuar dy humbje dhe dy barazime.

Dhe, historinë kundër, trajneri Xavi kërkon ta përdorë si një motivim për futbollistët e tij teksa shprehet se pret një hakmarrje futbollistike edhe pse thekson se ndaj Cadiz nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtari ende nuk ka marrë fitoren e parë dhe për më tepër akoma nuk ka gjetur golin e parë në këtë kampionat.

“Jemi shumë të përqëndruar tek Cadiz, nuk po mendojmë aspak për ndeshjen e radhës që është ndaj Bayern Munich. E kuptoj euforinë që rrethon ambinetin pas rezultateve pozitive, por është vetëm fillimi. Duhet të tregohemi të përulur dhe të mendojmë për të marrë maksimumin ndaj Cadiz që është një rival i vështirë.

Na i ka komplikuar punën në katër përballjet e fundit dhe besoj se është koha e duhur për një hakmarrje futbollistike. Ata nuk janë në një moment të mirë, nuk kanë fituar ende, nuk kanë shënuar akoma golin e parë, por kjo i bën edhe më shumë ambiciozë. Por, është një fushë e vështirë, një fushë ku fitohet kampionati”, u shpreh Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco