Capello zgjedh trajnerin më të mirë italian në histori

Capello zgjedh trajnerin më të mirë italian në histori

18:48, 09/09/2022

Fabio Capello e ka shpallur trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, si më të madhin që ka prodhuar Italia.

Mendimi i Capello-s nuk është gjë e vogël, duke qenë se punoi gjatë një brezi që pa Arrigo Sacchi-n, Giovanni Trapattoni-n, Marcello Lippi-n dhe vetë Capello-n të arrinin majat.

Image

Por Capello është këmbëngulës dhe pas fitores së Real Madridit ndaj Celtic deklaroi: “Madridi ka bërë një lojë fantastike. Trajneri më i mirë italian i të gjitha kohërave është Carlo Ancelotti”.

Ancelotti gjithashtu arriti fitoren e tij të 100-të kundër Celtic në Champions League, teksa tashmë është vetëm dy fitore larg Arrigo Sacchi-t, i vlerësuar si më i miri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco