Zyrtare/ Ndau rrugët me Partizanin, Egzon Belica firmos me bardheblutë

Zyrtare/ Ndau rrugët me Partizanin, Egzon Belica firmos me bardheblutë

18:23, 09/09/2022

Egzon Belica është lojtari më i ri i Prishtinës në elitën e Kosovës. Futbollisti 31 vjeçar ka nënshkruar për një sezon me bardheblutë e Prishtinës, duke forcuar prapavijën e skuadrës së Munishit. Pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, veterani do luajë në Kosovë.

Për katër sezonet e fundit Belica ishte pjesë e Partizanit, aty ku fitoi edhe titullin kampion në 2019. Largimi nga Demat nuk ishte i dëshiruar nga lojtari, teksa në fund klubi zgjodhi ta largonte.

Njoftimi:

FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.

Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.

Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.

Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

Futbollisti nga Struga shprehet i lumtur për faqen zyrtare të klubit që është bërë pjesë e Prishtinës.

“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave”, the Belica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco