Ibanez: Kam ëndërruar të vesh fanellën e Brazilit që kur isha fëmijë

Ibanez: Kam ëndërruar të vesh fanellën e Brazilit që kur isha fëmijë

18:18, 09/09/2022

Qendërmbrojtësi i Romës , Roger Ibanez shprehu gëzimin e tij pasi do të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshtetësi të përbashkët dhe u përfol se Roberto Mancini do ta thërriste atë për Azzurrit nëse do të vazhdonte të injorohej nga Brazili.

Megjithatë, Ibanez u emërua në skuadrën e Tite për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Ganës dhe Tunizisë, që do të luhen në Francë më 23 dhe 27 shtator.

“Sot është një nga ditët më të mira në karrierën time”, ka shkruar Ibanez në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Kam ëndërruar të vesh fanellën e Brazilit që kur isha fëmijë dhe tani më 9 shtator kjo bëhet realitet.

“Këto janë frytet e punës sime, por edhe të disa njerëzve të tjerë, ndaj është një arritje për të gjithë ne! Kam lumturi të pamasë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco