Incidente në ndeshjet e Europa League: Goditet arbitri në Qipro, kaos i tifozëve në Francë

Incidente në ndeshjet e Europa League: Goditet arbitri në Qipro, kaos i tifozëve në Francë

17:40, 09/09/2022

Sheriffi i Tiraspolit fitoi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e turit të parë të Europa League ndaj Omonias në transfertë (3:0), por ndeshja do të mbahet mend më shumë për incidentin e ndodhur në mesin e pjesës së dytë.

Kështu, në një moment një shishe me ujë ka fluturuar në fushë, dyshohet se nga tribuna ku kanë qenë tifozët më besnikë të Omonias.

Në atë moment Sherifi po festonte golin dhe në video shihet kapiteni i skuadrës moldave Stjepan Radeljic.

Shishja goditi ndihmësin e gjyqtarit që ishte vetëm pak metra larg Radeljic dhe shokëve të tij.

Ndeshja u ndërpre siç pritej, por pasi iu dha ndihma arbitrit, sfida vazhdoi.

Kujtojmë, incidente ka patur edhe në ndeshjen mes Nicës dhe Kolnit, pasi kaos total është krijuar për shkak të një sherri mes tifozëve të dy skuadrave.

Skenat e dhunës nga Franca bënë xhiron e botës, kishte edhe shumë tifozë të plagosur rëndë, ndaj UEFA do të ketë shumë punë për të bërë në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco