Njihej si adhuruese e futbollit/ Për kë skuadër bënte tifo Mbretëresha Elizabeth II?

Njihej si adhuruese e futbollit/ Për kë skuadër bënte tifo Mbretëresha Elizabeth II?

17:21, 09/09/2022

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare, do të mbahet mend si një adhuruese e madhe e sportit dhe e futbollit në veçanti.

Dihej pak se për kë klub bënte tifo, por ka dy versione interesante.

Mbretëresha kurrë nuk donte që njerëzit të dinin kë mbështeste sepse donte të shihej si neutrale, por ajo e zbuloi sekretin e saj pasi dëgjoi një nga punonjësit që ishte tifoz i Millwall duke folur me një anëtar tjetër të stafit për derbin kundër rivalit të madh West Ham, ku ajo më pas zbuloi se mbështeste “Hammers”.

Image

Historia u botua në 2009 nga “Daily Mirror”, duke theksuar se simpatia e saj për Hammers buronte nga admirimi për ish -trajnerin e West Ham, Ron Greenwood, i cili udhëhoqi klubin për të fituar Kupën FA dhe Kupën e Kupave.

Elizabeth  e takoi Greenwood disa herë dhe në 1981 i dha Urdhrin e Perandorisë Britanike.

Sipas një versioni tjetër, anëtari i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn zbuloi se Mbretëresha Elizabeth është një fanse e madhe e Arsenalit.

Corbyn, i cili ka qenë deputet për Islington North që nga viti 1983, zbuloi se Mbretëresha Elizabeth zgjodhi ta bënte kurorëzimin e saj në 1953 në zemër të fushës së Arsenalit në Upper Streat.

Gjithashtu, ajo duhej pritej të inauguronte stadiumin Emirates në 2006, por  iu desh të hiqte dorë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Image

Ish-lojtari i “Topçinjve”, Cesc Fabregas ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth mbështet Arsenalin. Madje spanjolli i famshëm tha se e ka zbuluar vetë mbretëresha.

"Mbretëresha duket se është një tifoze e madhe e futbollit dhe na tha se mbështet Arsenalin. Ajo dukej se e dinte se kush isha unë menjëherë dhe ne shkëmbyem disa fjalë të veçanta", tha Fabregas për pritjen e organizuar për lojtarët e skuadrës së Londrës Veriore në vitin 2007.

Image

Gjatë mbretërimit të saj, Mbretëresha ndoqi ndeshje të shumta futbolli dhe shpesh e ka dorëzuar ajo trofeun në finalen e Kupës FA. Në kundërshtim me pozicionin e saj ishte Duka i Kembrixhit, Princi William, i cili haptazi pranoi se ishte tifoz i Aston Villa-s.

Image

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme të Premier League janë shtyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco