Vettel pranon emocionet në garën e fundit në Monza: Do ta shijoj në maksimum

Vettel pranon emocionet në garën e fundit në Monza: Do ta shijoj në maksimum

17:00, 09/09/2022

Sebastian Vettel do të ketë një tjetër fundjavë të veçantë, këtë herë në pistën tradicionale të Monzas, që pret Formula 1 .

Pikërisht në pistën e Italisë, ish-ferraristi, i cili aktualisht garon për Aston Martin arriti fitoren e parë, në vitin 2008, kur mbronte Toro Rosson, dhe katër herë kampioni i Botës pranoi se do të jetë një emocion ndryshe, pasi do të jetë hera e fundit në karrierë që do të garojë në Monza.

Image

Në prag të Çmimit të Madh të Italisë, në konferencën tradicionale për shtyp, piloti gjerman, ndër të tjera, deklaroi: “Monza ka qenë gjithnjë speciale dhe do të jetë hera ime e fundit që garoj këtu, kështu që do të përpiqem që të shijoj në maksimum, pasi do të jetë një emocion ndryshe.

Në Monza kam fituar në të shkuarën dhe ruaj kujtime shumë të bukura nga cirkuiti”, deklaroi Sebastian Vettel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco