Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndeshje dramatike për Ballkanin, i ikën fitorja nga duart në fund

Ndeshje dramatike për Ballkanin, i ikën fitorja nga duart në fund

20:42, 08/09/2022

Ballkanit i ka ikur nga duart fitorja në ndeshjen e parë në grupe të Ligës së Konferencës teksa ka mbyllur në barazimi 1-1 sfidën ndaj CFR Cluj.

Ishin rumunët ata të cilët dominuan fraksionin e parë, duke kërcënuar vazhdimisht portën e Frashërit, me këtë të fundit që ia doli ta mbante të paprekur në këtë pjesë.

Pjesa e dytë foli më shumë për kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’, me Thaçin që kaloi shumë bukur mbrojtjen e rumunëve.

Festa e Suharekës zgjati deri në minutën e 91’, kur Yuri Matisa shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Frashëri dhe u dhuroi barazimin rumunëve.

Ndeshjet e Ligës së Konferencës:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco