Tifozët e Chelseat dalin kundër pronarit të ri të klubit: Çmenduri, ky më i rrezikshëm se Abramovich

Tifozët e Chelseat dalin kundër pronarit të ri të klubit: Çmenduri, ky më i rrezikshëm se Abramovich

20:28, 08/09/2022

Kjo është një çmenduri. Ky është më i rrezikshëm se Roman Abramovich. Si mund ta shkarkosh trajnerin pas 6 ndeshjesh?” Të shumta kanë qenë reagimet e tifozëve të Çelsit në rrjetet sociale, të cilat kanë dënuar vendimin e pronarit amerikan Todd Boehly për të shkarkuar trajnerin gjerman këtë të mërkurë.

“Jemi qesharakë si klub. Njerëzit janë duke festuar për këtë vendim. Të shkarkosh trajnerin që fitoi Champions-in kur nuk ishim favoritë”, shkruante një tjetër mbështetës i bluve të Londrës.

Ndërkohë që me qindra komente të tjera në të gjitha platformat sociale e quanin të nxituar dhe të ashpër vendimin e marrë nga pronarët pas 100 ditëve të tyre të para në klub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco