VIDEO/ Gjatë intervistës mësoi se skuadra e babait të tij fitoi, shikoni reagimin e veçantë të Giovanni Simeone

VIDEO/ Gjatë intervistës mësoi se skuadra e babait të tij fitoi, shikoni reagimin e veçantë të Giovanni Simeone

17:11, 08/09/2022

Napoli mori një fitore të mrekullueshme ndaj Liverpool me shifrat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League.

Në këtë ndeshje një nga më të mirët ishte edhe djali i Diego Simeone, Giovani Simeone, i cili arriti të shënonte golin e 3-të për napolitanët.

 

Pas ndeshjes, sulmuesi po jepte intervistën e zakonshme për mediat, teksa në një moment në ekranin e stadiumit “Maradona” shfaqet rezultati që Atletico Madrid ka arritur të shënojë gol në minutat shtesë ndaj Portos. Sigurisht një gëzim i paparë ndjen edhe djali i Simeones, Giovani, i cili nuk ka mundur të mbajë vetën, teksa dukshëm shfaqet i lumtur para kamerave për fitoren e skuadrës së babait të tij.

 

 

Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet duke marrë edhe shumë reagime nga ana e tifozëve të cilët e kanë përkrahur diçka të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco