Henry zgjedh mes dy yjeve që po shkëlqejnë, Mbappe dhe Haaland

Henry zgjedh mes dy yjeve që po shkëlqejnë, Mbappe dhe Haaland

15:31, 08/09/2022

Mesjava në botën e futbollit riktheu Champions League dhe dy nga yjet që shkëlqyen më së shumti ishin Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Norvegjezi i Manchester City realizoi një dygolësh ndaj Sevillas në triumfin e anglezëve me rezultatin 0-4, ndërsa dy herë ndëshkoi edhe sulmuesi i PSG, Juventusin në fitoren e francezëve 2-1 ndaj bardhezinjve.

Tashmë, me Messin dhe Ronaldon që janë në “perëndim” të karrierës së tyre, ka nisur një debat i ri që lidhet pikërisht me Mbappe dhe Haaland.

Cili është më i mirë? Përgjigja e kësaj pyetje në fakt, nuk e vendos aspak në vështirësi Thierry Henry.

Legjenda e Francës zgjedh patriotin e tij ndërsa argumenton se Mbappe përveç pjesës së finalizimit të aksioneve, është i aftë edhe t’i ndërtojë vetë ato si dhe të asistojë për shokët e skuadrës.

“Kylian Mbappe është një lojtar më i mirë se Erling Haaland. Mbappe është nga ata futbollistë që krijon në fushë, asiston përveç pjesës së finalizimit që të gjithë e kanë vënë re.

Nga ana tjetër, Haaland është vetëm një finalizues i aksioneve dhe nuk përfshihet shumë në lojën e skuadrës.

Mbappe mund të luaj në secilin pozicion të sulmit, ndërsa Haaland vetëm në qendër”, u shpreh Henry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco