Gafa në ndeshjen Napoli-Liverpool, bëhet virale

Gafa në ndeshjen Napoli-Liverpool, bëhet virale

14:30, 08/09/2022

Një gabim gjatë transmetimit të ndeshjes Napoli-Liverpool e cila u luajt ditën e djeshme tashmë është bërë virale.

Ky gabim kishte të bënte me grafikat e UEFA-s që tregojnë rezultatin dhe minutat e lojës.

Për disa minuta emri i ekipit të Napolit nga 'Nap' u bë 'Ita'.

Gabimi i cili nuk kaloi pa u venë re nga tifozët që po ndiqnin ndeshjen live, të cilët më pas i shfaqen pamjet të mbivendosura. 

Siç duket ngjyra blu e fanellës së ekipit të Napolit, krijoi konfuzion në prapaskenat e teknikëve të televizionit të UEFA- s, të cilët ndoshta shkëmbyen blutë napolitantë me ata të kombëtares italiane. 

Megjithatë, problemi u zgjidh pas disa minutash: grafika u përditësua saktë në 'Nap-Liv', siç ishte planifikuar.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco