Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Lajm i mrekullueshëm për Realin, Vinicius Junior merr shtetësinë spanjolle

Lajm i mrekullueshëm për Realin, Vinicius Junior merr shtetësinë spanjolle

20:01, 05/09/2022

Vinicius Junior tashmë ka një pasaportë spanjolle dhe nuk do të zërë më vend si futbollist ekstrakomunitar në skuadrën e Real Madridit.

Klubi i bardhë njoftoi pasditen e sotme se futbollisti brazilian është betuar në Kushtetutën spanjolle të premten, më 2 shtator dhe tashmë ka dy shtetësi spanjolle-braziliane.

“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë brazilian Vinicius Junior u betua në Kushtetutën spanjolle të premten e kaluar, më 2 shtator, kështu që nga ai moment ai ka edhe shtetësinë spanjolle”, thuhet në deklaratën e “Los Blancos”.

Pas disa vitesh Vinicius tashmë ka marrë një pasaportë spanjolle. Reali i Madridit aktualisht ka dy futbollistë ekstrakomunitarë, brazilianët Rodrygo Goes dhe Eder Militao, të cilët po presin gjithashtu formalitetin e fundit për të marrë nënshtetësinë spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco