Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Pse nuk luan Asllani? Mediat italiane kritikojnë trajnerin zikaltër

Pse nuk luan Asllani? Mediat italiane kritikojnë trajnerin zikaltër

18:17, 05/09/2022

Humbja e derbit ndaj Milanit ka vendosur Inzaghin me shpatulla pas murit, ku mediat italiane po kritikojnë trajnerin zikaltër se përse nuk po shfrytëzon ashtu siç duhet alternativat, në këtë rast mesfushorin e talentuar shqiptar, Kristjan Asllani dhe portierin Onana.

Pak kohë më parë, legjenda gjermane Oliver Kahn theksoi se Onana ëshë një nga 5 portierët më të mirë në botë momentalisht për aftësitë që ka, madje u shpreh se dhe Neuer e admiron shumë atë.

Por ku nodhet Onana? Në stolin zikaltër pasi Inzaghi ende nuk e ka aktivizuar në ndeshjet zyrtare.

Nga ana tjetër, vendoset në vëmendje dhe çështja e Asllanit, ku “Gazzetta dello sport” shkruan se përse Inzaghi nuk aktivizon në mesfushë një lojtarë kaq të ri dhe me shumë cilësi si talenti shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco