Lajmi i fundit

LIVE/ Prortestuesit shkulin gardhin tek bashkia, përballen me polciinë

Flamurtari nuk humb kohë, klubi vlonjat gjen zëvendësuesin e Resulit

Flamurtari nuk humb kohë, klubi vlonjat gjen zëvendësuesin e Resulit

17:53, 05/09/2022

Flamurtari e nisi me humbje sezonin e ri në Kategorinë e Parë, teksa u mposht nga Luzi 2-1. Një disfatë që nuk kaloi pa pasoja te skuadra vlonjate, ku menjëherë trajneri Dritan Resuli dha dorëheqjen.

Sinan Idrizi nuk ka vonuar për të gjetur edhe zëvendësuesin e Resulit, teksa ka menduar të sjellë në stolin e skuadrës kuqezi ish-trajnerin e njohur.

Sipas “Panorama Sport” bëhet e ditur se numri një i klubit do ti besojë skuadrën, Marcelo Troisit, i cili në të kaluarën ka drejtuar kuqezinjtë në vitin 2020 por pa shumë sukses pasi në atë sezon ekipi ra nga Superiorja në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë herë do të tentohet ngjitja në “Abissnet Superiore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco