Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Champions League/ UEFA cakton gjyqtarët për superduelin Inter-Bayern Munchen

Champions League/ UEFA cakton gjyqtarët për superduelin Inter-Bayern Munchen

14:20, 05/09/2022

Inter-Bayern Munchen do të jetë supersfida e së mërkurës, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions-it.

Sektori i dizenjimit në UEFA ka caktuar se arbitër kryesor për ndeshjen që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “San Siro”, do të jetë francezi Klement Turpin.

Ky arbitër ishte dhe në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në tetorin e vitit të kaluar në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për fushatën kualifikuese për Botërorin e Katarit, ku ndeshja për pak sa nuk u anulua për shkak të incidenteve te goli i shënuar nga ana e polakëve.

Në duelin e të së mërkurës, asistentë do të jenë dy francez, Nikolas Dano dhe Siril Gringor.

Arbitër i katërt do të jetë Rudi Buke.

Në VAR do të jetë Jerome Brisar dhe në AVAR, Willy Delajod.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco