VIDEO/ Po shkëlqen në Angli, talenti shqiptar realizon një tjetër gol fantastik

VIDEO/ Po shkëlqen në Angli, talenti shqiptar realizon një tjetër gol fantastik

08:41, 04/09/2022

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Ligue One të Anglisë, teksa së fundmi ia ka dalë të tund rrjetës për herë të dytë radhazi. Talenti 21-vjeçar i Shpresave që aktivizohet me Wycombe, ishte autor i vetëm i golit për skuadrën e tij në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Fleetwood.

Mesfushori me tipare sulmuese zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të pas një inkursioni personal nga krahu i majtë teksa kaloi kundërshtarët dhe depërtoi në zonë, aty ku me një goditje preçize ndëshkoi portierin e Fleetwood.

Për fat të keq, Wycombe nuk mundi ta ruante deri në fund avantazhin që i dhuroi Mehmeti dhe u barazua në fraksionin e dytë teksa pas shtatë ndeshjeve të para, ekipi gjendet me tetë pikë të grumbulluara në vendin e tetë. Mehmeti është shndërruar në një lider te Ëycombe teksa në këto shtatë ndeshje, ka realizuar katër gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco