Jose Mourinho shpallet trajneri më i mirë i muajit gusht në Serie A

Jose Mourinho shpallet trajneri më i mirë i muajit gusht në Serie A

16:39, 03/09/2022

Çmimi “Trajneri i muajit” i gushtit shkoi për trajnerin e Romës, Jose Mourinho.

Trofeu do të jepet në ndeshjen paraprake Roma-Atalanta, e planifikuar për të dielën e 18 shtatorit në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Çmimi u nda nga një juri e përbërë nga drejtues të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individual në bazë të kritereve tekniko-sportive dhe cilësisë së lojës së shprehur nga ekipet përkatëse.

“Jose Mourinho konfirmohet edhe një herë si një nga trajnerët më të mirë në ligën tonë”, u shpreh CEO i Ligës së Futbollit të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco