Mallorca merr pikë ndaj Gironës, Muriqi ‘ngec’ pas dy ndeshjesh

Mallorca merr pikë ndaj Gironës, Muriqi ‘ngec’ pas dy ndeshjesh

16:28, 03/09/2022

Mallorca-Girona janë ndarë me nga një pikë në raundin e katërt të La Ligas, ndërsa Vedat Muriqi “ngec” përpara portës pas dy sfidave radhazi që i dhuroi gola skuadrës së tij.

Sfida në “Visit Mallorca Estadi” u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa takimi ishte deri diku i balancuar, me vendasit që dominuan në pjesën e parë, teksa miqtë në fraksionin e dytë.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm pas 87 minutash, me Raillo që i dhuroi avantazhin Mallorcas, mirëpo vetëm 3 minuta më pas Girona gjeti barazimin, pas një penalltie të realizuar nga Saiz.

Pas kësaj ndeshje Mallorca renditet në vend të 10-të me 5 pikë, ndërsa Girona në vend të 12-të, me 4 pikë, por vlen të theksohet se deri në këto moment vetëm 4 nga 20 skuadrat që konkurrojnë në La Liga kanë luajtur raundin e katërt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco