Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Liverpooli zhgënjen sërish tifozët, nuk fiton as në derbin e madh të qytetit

Liverpooli zhgënjen sërish tifozët, nuk fiton as në derbin e madh të qytetit

15:50, 03/09/2022

Everton dhe Liverpool ndanë nga një pikë, pas barazimit 0-0 në Goodison Park në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Premier League. Miqtë e favorizuar mbetën me vetëm dy fitore nga gjashtë ndeshjet në fillim të sezonit të ri.

Të kuqtë e kontrolluan lojën nw pjesën e parw, por pavarësisht se krijuan disa raste, nuk arritën të shënonin. Mirëpo as Evertoni nuk ishte pa raste, por rrjetat nuk u tundën.

Në pjesën e dytë, Evertoni arriti të vendosë kontrollin në mesin e fushës dhe nuk dallohej dominimi i Liverpool-it, i cili më pas i hodhi të gjitha letrat në sulm.

Edhe pse Liverpool pati situata dhe mundësi të panumërta të rrezikshme, mbrojtja e Everton e drejtuar nga portieri i madh Pickford nuk pati probleme.

Detaji më interesant ndodhi në minutën e 69-të kur Everton shënoi një gol, por ai u anulua pas VAR-it për shkak se golashënuesi Coady ishte jashtë loje kur e dërgoi topin në rrjetë. Rezultati përfundimtar 0-0.

Me pikën e sotme, Liverpool kaloi Manchester United dhe ndodhet në vendin e pestë në Premier League, ndërsa Everton u ngjit në vendin e 14-të.

Renditja e Premier League:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco