Një ditë 'zjarr' për sportdashësit, derbi i Milanos dhe Liverpool

Një ditë 'zjarr' për sportdashësit, derbi i Milanos dhe Liverpool

11:21, 03/09/2022

Na pret një fundjavë shumë e pasur me aktivitete sportive dhe sfidat e sotme bien në sy, duke përfshirë disa nga derbet më të mëdhenj në Evropë.

Në Premier League, programi hapet me derbin e qytetit të Liverpool-it, i cili është planifikuar për në orën 13:30. Evertoni, i cili është në një situatë të vështirë dhe duket se po përballet me një luftë të madhe për të qëndruar mes më të mirëve, pret Liverpoolin, i cili javët e fundit po përmirësohet.

Ndër ndeshjet që bien në sy në Angli, do të kemi një tjetër derbi të vogël të qytetit mes Chelsea dhe West Ham (16:00), si dhe ndeshjet midis Tottenham dhe Fulham si dhe Aston Villa-s dhe Manchester City-t (18:30).

Edhe pse sot luhen vetëm tre ndeshje, Seria A sjell një program fantastik. Fiorentina dhe Juventus takohen në orën 15:00, pasuar nga “Derby dalla Madonnina”.

Milani dhe Interi, dy kampionët e fundit të Italisë, do të luajnë nga ora 18:00 derbin e madh të qytetit në San Siro. Pritet një supersfidë e vërtetë, duke parë rivalitetin që kanë ekipet midis tyre, por edhe për shkak të pretendimeve që kanë në kampionat.

Programin e Serisë A e mbyllin Lazio dhe Napoli, skuadra të forta që performojnë me ambicie të mëdha këtë sezon dhe shpresojnë të vendosen mes katër skuadrave më të mira të Italisë.

Spektakël do të ketë edhe në La Liga. Në orën 21:00 është caktuar derbi i madh mes Sevillas dhe Barcelonës, ndërsa më parë Reali do të presë Betisin, ndërsa dramë mund të presim edhe në përballjen mes Real Sociedad dhe Atletico Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco