Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Urdhri i UEFA-s: Gjyqtarët duhet të ndëshkojnë më ashpër simulimin në Champions League

Urdhri i UEFA-s: Gjyqtarët duhet të ndëshkojnë më ashpër simulimin në Champions League

10:24, 03/09/2022

UEFA ka njoftuar gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve se duhet të ndëshkojnë lojtarët që simulojnë për të fituar një faull dhe për të ndëshkuar karton të verdhë kundërshtarin.

Është qëllimi i UEFA-s të ndëshkojë përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët duke "simuluar ose ekzagjeruar pas kontakteve të vogla" dhe këto udhëzime do të hyjnë në fuqi që në javën e ardhshme kur të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

“Simulimi përfaqëson sjellje të pahijshme ndaj kolegëve, që është një shembull i keq dhe mungesë respekti”, tha kreu i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti.

“Është thelbësore që gjyqtarët të ‘lexojnë’ lojën dhe të kuptojnë frymën e lojës në këto situata”, shtoi ai.

UEFA kërkon gjithashtu të zgjidhë problemin e presionit ndaj gjyqtarëve për të ndikuar në vendimet e tyre, si dhe problemin e konflikteve mes lojtarëve dhe trajnerëve.

"Ne jemi të vendosur të mbrojmë imazhin e futbollit. Ne e konsiderojmë të papranueshme disa sjellje në fushë dhe në stol", tha Rosetti.

UEFA ka dhënë udhëzime edhe për gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve, si dhe në Kampionatin Evropian.

“Ne duam që gjyqtarët tanë të jenë të përulur, të qëndrojnë me këmbë në tokë, të punojnë shumë, të jenë të disiplinuar dhe të fokusuar në detyrat, por edhe të tregojnë forcë dhe respekt”, përfundoi Rosetti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco