Zbulohen numrat e Carlos Soler dhe Fabian Ruiz te PSG

Zbulohen numrat e Carlos Soler dhe Fabian Ruiz te PSG

14:05, 02/09/2022

Të mbërritur këtë verë te PSG, dy futbollistët spanjoll, Carlos Soler dhe Fabian Ruiz, janë transferuar  këtë verë në kryeqytetin francez për të përforcuar mesfushën e klubit parisien për pesë sezonet e ardhshme.

Këtë të premte, kampioni në fuqi i Francës ka zbuluar edhe numrat që do të veshin dy transferimet e fundit.

Fabian Ruiz, i cili mbante numrin 8 te Napoli, trashëgon të njëjtin numër në Paris, i liruar me transferimin e Leandro Paredes te Juve. Nga ana e tij, Carlos Soler zgjodhi numrin 28, një numër që e kishte pasur te skuadra e Valencias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco