'Klubi i Besës nuk do të shuhet'

'Klubi i Besës nuk do të shuhet'

15:18, 17/08/2022

Ditën e djeshme mediat në Kosovë dhanë lajmin se Besa e Pejës është duke u përballur me një krizë të rëndë financiare dhe se klubi nuk do të garonte në Ligën e Parë për sezonin e ri futbollistik 2022/2023 dhe duke u shuar më pas si skuadër.

Klubi nga Peja ka reaguar ditën e sotme me anë të një komunikate zyrtare në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se klubi është regjistruar për sezonin e ri futbollistik, ku ekipi është duke u përballur me krizë financiare dhe çdo person është i mirëseardhur për të kontribuar për të mirën e klubit.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË BESËS SË PEJËS –

“Pas shumë raportimeve dhe komenteve të djeshme nga mediat të ndryshme vendore, po detyrohemi të dalim me disa sqarime:

1 . FC Besa është e regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/2023.

2 . FC Besa nuk do të shuhet.

3 . FC Besa është duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamirës të klubit, në çdo formë është i mirëseardhur.

4 . Burimet e vetme të informacioneve zyrtare janë dhe do të mbeten kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Me respekt, FC Besa”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco