Qeni i arratisur ndërpreu ndeshjen: Pronarët e njohën dhe e kthyen në shtëpi pas disa javësh kërkime

Qeni i arratisur ndërpreu ndeshjen: Pronarët e njohën dhe e kthyen në shtëpi pas disa javësh kërkime

10:40, 16/08/2022

Familja kiliane Penco kaloi javë në kërkim të qenit të arratisur Toby, një beagle i adoptuar që kishte humbur çdo gjurmë, dhe më në fund e gjetën kur panë një video që shfaqte atë duke vrapuar në fushë dhe duke ndërprerë një ndeshje futbolli.

Gjithçka ka ndodhur në fushën e stadiumit Ester Roa Rebolledo, gjatë ndeshjes derbi mes Universidad Concepcion dhe Fernandez Vialo. Qeni defekoi mu në kuadratin e portierit, për këtë arsye loja u ndërpre për disa minuta.

Më pas qeni vrapoi në të gjithë fushën. Ai u shmang edhe lojtarëve që nuk mund ta kapnin dhe portierit Manuel Garcia i duhej një çantë për të pastruar "gjurmën" që la.

Pas kësaj, ndeshja mund të vazhdonte, dhe pamjet e TNT Sports u bënë hit në rrjetet sociale.

“E pashë njoftimin që ishte edhe në televizor. E njoha nga bishti, pasi na bënte të qeshnim duke vrapuar dhe duke u shmangur, plus “dhuratën e vogël”, se e bën edhe këtu”, tha pronari i lumtur që kështu e gjeti dhe e solli në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco