Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët

Sot posedon koleksion të makinave luksoze, por ja cila ishte vetura modeste që dikur voziste Ronaldo

Sot posedon koleksion të makinave luksoze, por ja cila ishte vetura modeste që dikur voziste Ronaldo

18:53, 15/08/2022

Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe ylli portugez shpesh ka treguar makinat luksoze që posedon.

Ndër koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

Megjithatë, makina e tij e parë ishte shumë më modeste. Ai e bleu atë në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Duke qenë se Instagrami nuk ishte krijuar atëherë, nuk e kemi parë asnjëherë në foto në timonin e asaj makine.

Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 e zezë, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volkswagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.

Ajo makinë i kushtoi pak më shumë se 35.000 euro, që nuk është pothuajse asgjë kur mendon se ai tashmë fitonte 1.8 milionë euro në vit te Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco