Liga e Konferencës/ Ballkani sfidon Klaksvik, publikohen formacionet

Liga e Konferencës/ Ballkani sfidon Klaksvik, publikohen formacionet

19:19, 11/08/2022

Zbardhen formacionet titullare të sfidës së kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës Klaksvik – Ballkani, që do të luhet në Ishujt Faroe. Skuadra kampione e Kosovës, e drejtuar nga Ilir Daja, është para një arritjeje historike: kualifikimit në “play off”-in e këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me fitoren 3-2 të skuadrës nga Suhareka, që shpërdori një epërsi prej tre golash, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Gjithsesi, Ballkani, me avantazhin e ndeshjes së parë mbetet favorit për të vijuar më tej. Në rast suksesi, në fazën “play off” do të përballet me Shkupin, që u eliminua nga Shamrock Rovers në raundin e tretë të Ligës së Europës.

Daja ka vendosur të luajë me Damir Ljuljanović në portë, ndërsa para tij janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi dhe Arbër Potoku. Edvin Kuc, Liridon Emërllaku dhe Nazmi Gripshi do të rreshtohen në mesfushë, ndërsa sulmi u është besuar, Meriton Korenicas, Ermal Krasniqit dhe Albion Rrahmanit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco