‘Asllani mund të bëhet lojtar i madh’, flet Reja: Bajrami? Shpresoj të shkojë te Fiorentina

‘Asllani mund të bëhet lojtar i madh’, flet Reja: Bajrami? Shpresoj të shkojë te Fiorentina

22:03, 10/08/2022

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja, i pranishëm në miqësoren kundër Italisë U19 (0-2), foli për “TMW” duke u ndalur tek puna e tij si trajner dhe tek elementët e rinj të kombëtares kuqezi që po shkëlqejnë në Serie-A : “Ne bëmë mirë në pjesën e parë, pastaj diferenca na doli, cilësia dhe struktura. Por po rritemi. Në Shqipëri po punojmë mirë, stafi është thuajse i gjithë italian, kemi 3 vite dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë të dalin disa lojtarë për Europianin e ardhshëm do të donim të punonim edhe me lojtarët që marrin pjesë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm me ata që luajnë jashtë”.

Si e vlerësoni transferimin e Asllanit te Interi?

"Asllani bëri gjëra të jashtëzakonshme kur luajti, debutoi në miqësoret e fundit dhe tregoi personalitet të madh. Ai ka nevojë për përvojë për t'u bërë një lojtar i rëndësishëm, por tashmë ka treguar gjëra të mira."

Bajrami, kush është objektivi i merkatos së Fiorentinës?

"Shpresoj që Fiorentina do ta marrë, ai është një lojtar i talentuar. Te Empoli ka treguar gjëra të mëdha, duhet të gjejë vazhdimësi, por në Fiorentinën aktuale mund t’ia dalë të përshtatet. Luan në të majtë, sheh portën dhe ka një gjuajtje të fortë. Ai mund të përshtatet me të gjitha rolet pas sulmuesit, ka cilësi nga pikëpamja teknike dhe shpejtësia".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco