Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjobë e majme për Partizanin, të kuqtë e pësojnë nga sjellja e tifozëve në ndeshjen me Saburtalo

Gjobë e majme për Partizanin, të kuqtë e pësojnë nga sjellja e tifozëve në ndeshjen me Saburtalo

18:55, 10/08/2022

Klubi i Partizanit ka mësuar sot dënimin që ka dalë nga komisionet disiplinore të UEFA-s dhe ka marrë një goditje të rëndë nga këto të fundit. Në klubin e kuq ka mbërritur një ”faturë” e rëndë për pasojat e sjelljes së tifozëve në shkallët e “Air Albania” për ndeshjen e humbur ndaj Saburtalo në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Klubi kryeqytetas do të duhet të paguajë 51 mijë euro gjobë në total për shkelje të ndryshme si dhe do të mbyllë një sektor të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që do të luajë si pritës në kompeticionet e UEFA-s.

VENDIMET E UEFA

– Të gjobitë FK Partizanin 30 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Partizanit gjatë ndeshjes së ardhshëm në kompeticionet e UEFA-s në të cilën FK Partizani do të luajë si pritës, për shkak të hedhjes së objekteve. FK Partizani do të informojë para ndeshjes për sektorin që do të mbyllet, që do të përmbajë të paktën 3000 ndenjëse.

– Të gjobitë FK Partizanin 6000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

– Të gjobitë Partizanin 5000 euro për shqetësime të tifozëve.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për pushtim fushë.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për akte dëmesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco