Një italian për pankinën, Partizani zyrtarizon zëvendësuesin e Mehmetit

Një italian për pankinën, Partizani zyrtarizon zëvendësuesin e Mehmetit

16:50, 10/08/2022

Nuk ka vonuar shumë dhe Partizani ka prezantuar trajnerin e ri, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Dritan Mehmetin.

Bëhet fjalë për Giovanni Kolelan, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme në krye të ekipit të kuq.

Image

56-vjeçari është italiani i radhës që merr drejtimin e Partizanit pas emrave si Agostinelli, Lerda, Iuliano apo Sormani. Kolela drejtoi edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

Më parë ai ka drejtuar skuadra si Vicenza, Rimini, Siena, Como, Renate, Bassano dhe Legnago. Kolela do të prezantohet sot në orën 19:00.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Giovanni Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini.

Image

Kolela do ti bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, lexohet në postimin e Partizanit në faqen zyrtare.

Si çdo sezon objektivat e “Demave” janë fitimi i trofeve, teksa sfida e parë e sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore do të luhet në shtëpi përballë Egnatias (20 gusht).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco