Superkupa e Europës/ Ancelotti dhe Benzema luajnë për rekorde

Superkupa e Europës/ Ancelotti dhe Benzema luajnë për rekorde

15:50, 10/08/2022

Rikthehet futbolli madhështor Europian dhe e bën me trofeun e parë kontinental të sezonit: Superkupa UEFA 2022. Në orën 21:00 në qiellin e Helsinkit do të luhet një finale e jashtëzakonshme me yjet e Realit të Madridit që fituan Champions-in dhe Frankfurtin, fituesin e Europa Ligës. Pas 62 vitesh, këto dy skuadra rikthehen të fitojnë njëra-tjetrën.

Ndeshja e fundit zyrtare ka qenĂ« Kupa e KampionĂ«ve nĂ« vitin 1960, kur “GalaktikĂ«t” fituan kompeticionin pĂ«r tĂ« pestĂ«n herĂ« radhazi duke shkatĂ«rruar gjermanĂ«t me rezultatin 7-3 nĂ« “Hampden Park”.

Këtë herë, impianti që do të presë ndeshjen është stadiumi Olimpik i Helsinkit dhe në lojë nuk është thjesht një trofe. Carlo Ancelotti është gati të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm, pasi u bë trajneri i parë që ka fituar 4 Champions dhe pasi ka fituar të paktën një titull kampion në 5 kampionatet kryesorë të Europës.

Në Finlandë kërkon Superkupën e 4 duke parakaluar Guardiolën.

Reali vjen i karikuar dhe me garanci, sidomos pas afrimeve të Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchuameni. Trajneri i Los Blancos, mund të bëhet i pari që fiton 4 trofe pas sukseseve në vitin 2003 dhe 2007 me Milanin dhe 2014 me Realin e Madridit.

Por kĂ«tĂ« mbrĂ«mje edhe Karim Benzema mund tĂ« thyejĂ« disa rekorde. “Mbreti” i Champions-it me 15 gola dhe 27 nĂ« La Liga mund tĂ« parakalojĂ« mitin Raul si golashĂ«nuesi i dytĂ« mĂ« i mirĂ« i historisĂ« sĂ« Realit (pĂ«r momentin kanĂ« 323 tĂ« dy). Ai gjithashtu mund tĂ« barazojĂ« Marcelon dhe Paco Genton me 23 trofe nĂ« skuadrĂ«n “Galaktike”.

Por pengesa quhet Eintracht. Morali nuk është i lartë pas humbjes 6-1 me Bayernin dhe gjithashtu pa një lojtar kryesor si Filip Kostic, i cili është drejt Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

BĂ«je LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco