Renato Sanches prezantohet te PSG-ja, sqaron pse zgjodhi kampionët e Francës para Milanit

Renato Sanches prezantohet te PSG-ja, sqaron pse zgjodhi kampionët e Francës para Milanit

21:54, 04/08/2022

Renato Sanches është një futbollist i PSG-së. Zyrtarizimi ka ardhur sot, me kampionët e Francës që kanë prezantuar mesfushorin portugez, i cili kërkonte prej kohësh që të bëhej pjesë e tyre dhe kishte refuzuar oferta të rëndësishme, për të dhe për klubin e Lilës që zotëronte kartonin e tij.

Një nga ofertat ishte e Milanit, që kishte kërkuar me kohë që ta bënte pjesë të kuqezinjve dhe kishte parimisht akord me Lilën dhe pëlqimin e lojtarit.

Por sa hyri në skenë PSG-ja gjithçka ndryshoi dhe lojtari ia bëri të qartë klubit se nuk do pranonte oferta të tjera.

Sot, Sanches kaloi vizitat mjekësore dhe u prezantua në klubin parisien, ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027.

“Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditë të fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam zgjedhur PSG pasi mendoj se është projekti më i mirë për mua. Të qëndroja në Francë ishte e rëndësishme pasi e njoh këtë kampionat”, tha Sanches në prezantim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco