‘Ne do ta bëjmë realitet këtë ëndërr’, Laporta i vendosur të rikthejë Messin në Barcelonë

‘Ne do ta bëjmë realitet këtë ëndërr’, Laporta i vendosur të rikthejë Messin në Barcelonë

17:52, 29/07/2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar zyrtarisht atë që po flitet prej ditësh.

Klubi katalanas dëshiron të rikthejë yllin argjentinas, Lionel Messin.

Gazeta katalanase “Sport” së fundmi ka bërë të ditur se trajneri Xavi u ka thënë drejtuesve të Barçës se dëshiron ta shohë sërish Messin në fanellën e klubit Nou Camp dhe këtë informacion e ka konfirmuar Laporta.

"Shpresoj që historia e Messit me Barcelonën të mos ketë mbaruar. Ndjehem i detyruar ta kthej atë në Barcelonë dhe ta bëj lamtumirën e tij me ne shumë më mirë se sa ishte. Synimi im është ta kthej atë dhe që ai të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë. Besoni se edhe kjo është realiste. Ai meriton duartrokitje në çdo stadium në Spanjë kur të përfundojë karrierën e tij”, tha Laporta.

Messi u largua nga Barcelona vitin e kaluar pasi katalanasit nuk mund t'i ofronin kontratë të re për shkak të problemeve financiare dhe ai vendosi të nënshkruajë një angazhim dy vjeçar me klubin parisien.

Megjithatë, parizienët tashmë po i ofrojnë një kontratë të re asit argjentinas, ndaj do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco