Bombë nga Anglia, Armando Broja në radarët e klubit spanjoll

Bombë nga Anglia, Armando Broja në radarët e klubit spanjoll

16:30, 29/07/2022

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Armando Broja ka përfunduar në orbitën e një nga klubeve më elitare në botën e futbollit. Bëhet fjalë për Real Madridin i cili i shtohet garës për të marrë shërbimet e xhevahirit shqiptar.

Sipas “Evening Standard” dhe më pas me konfirmime edhe nga prestigjiozja “The Sun”, madrilenët po luftojnë për shërbimet e sulmuesit shqiptar së bashku me Newcastle dhe Everton.

Sakaq, Chelsea pak ditë më parë refuzoi një ofertë prej 30 milionë stërlinash për të shitur Brojën te West Ham. Sulmuesi kuqezi kërkon të shitet përfundimisht nga “Blutë e Londrës” ose të luajë shanset e tij në ekipin e Tuchel, por nuk po pranon të largohet në formë huazimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco