Laporta e pranon: I kemi një borxh Messit

Laporta e pranon: I kemi një borxh Messit

11:53, 29/07/2022

Joan Laporta dëshiron që të risjellë sërish te Barcelona, Lionel Mesin.

Gjatë një eventi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, presidenti i katalanasve u prononcua duke deklaruar se dëshirojnë që ylli argjentinas ta mbyllë karrierën te Barcelona dhe se kanë një borxh moral ndaj tij:

“Historia e Mesit nuk përfundoi ashtu siç donim të gjithë. Ishte shumë e kushtëzuar nga problemet ekonomike.

Ne kemi një borxh moral ndaj tij dhe duam që ai të përfundojë karrierën te Barcelona dhe të duartrokitet në të gjitha stadiumet. Kjo është aspirata jonë.

Nuk ka asgjë për të thënë, ndihem bashkëpërgjegjës për mënyrën se si përfundoi, por mendoj se është një përfundim provizor. Unë mendoj se do ta bëjmë realitet”, përfundoi Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco