Rabiot nis bisedimet me Monakon

Rabiot nis bisedimet me Monakon

11:35, 29/07/2022

Adrien Rabiot dhe Juventusi duket se do të ndahen këtë verë, ndonëse dëmtimi i Paul Pogba mund të ndryshojë shumë skenarë, nëse në Torino nuk zbarkon të paktën një tjetër mesfushor.

Pas Lionit të refuzuar nga e ëma e tij menaxhere dhe PSG-së që ka marrë kohë për të vlerësuar rikthimin e mundshëm të “bishtalecit” në “Parkun e Princave”, duket se dje janë intensifikuar bisedimet mes Rabiot dhe Monako.

Klubi nga principata i pëlqen futbollistit, ndonëse Montekarloja është tunduese edhe për një stil jetese që mund të kërkosh të bësh.

Por edhe pse palët tregojnë pëlqim mes tyre, problem mbetet vetëm paga, pasi Monako mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon, jo 7 sa fiton te Juvja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco