Tragjike/ Aksidenti fatal gjatë stërvitjes i merr jetën sportistes 25-vjeçare

Tragjike/ Aksidenti fatal gjatë stërvitjes i merr jetën sportistes 25-vjeçare

10:07, 29/07/2022

Sportistja japoneze e trigarëshit (not-çiklizëm-atletikë) Tsudoi Miyazaki ka ndërruar jetë në Paris, pas një aksidenti që ka patur teksa stërvitej në rrugët e këtij qyteti.

Ajo ndodhej në kryeqytetin francez për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike “Paris 2024” që zhvillohen pas dy vitesh.

25-vjeçarja është rrëzuar teksa ndodhej në zonën e Saint-Cye-en-Val.

Image

Lajmin e vdekjes së atletes e dha Federata Ndërkombëtare e Trigarëshit.

Sipas policisë franceze, sportistja japoneze po pedalonte bashkë me dy çiklistë të tjerë, kur papritur është rrëzuar.

Ajo ra me kokë në asfalt në korsinë tjetër të rrugës dhe u përplas me një makinë që po kalonte.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë, ajo nuk mundi të shpëtojë. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

Personi që i jepte makinës ku u përplas sportistja ka dalë “i pastër” pas hetimeve të paraprake.

Tsudoi Miyazaki kishte kohë që ndodhej në Francë, ku po përgatitej për Olimpiadën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco