Shehi merr përgjegjësinë e eliminimit dhe përqafon lojtarët e Tiranës: Gabova unë, ju mbani kokën lart!

Shehi merr përgjegjësinë e eliminimit dhe përqafon lojtarët e Tiranës: Gabova unë, ju mbani kokën lart!

09:33, 29/07/2022

Orges Shehi nuk e ka kapërdirë lehtë eliminimin nga Europa pa asnjë fitore.

Tirana pagoi disa gabime naive në pësimin e golave, por edhe shpërdoroi shumë.

Pas ndeshjes së djeshme ai ka evituar kritikat apo qëndrimet e forta ndaj skuadrës.

Përkundrazi, ka marrë vetë gjithçka përsipër, duke u dhënë zemër lojtarëve.

Sipas “Panorama Sport”, në dhomat e zhveshjeve Shehi ka mbajtur një qëndrim të lartë dhe ka marrë përgjegjësitë mbi vete, teksa u ka folur lojtarëve menjëherë pas humbjes.

“Djem, dua ta mbani kokën lart. Nuk keni gabuar ju, kam gabuar unë. Unë e di që ju kishit shumë dëshirë të shkonim më larg dhe të bënim më mirë në këtë aventurë, por nuk qe e thënë.

Megjithatë, forca e një skuadre dhe forca jonë ka qenë gjithnjë mënyra se si i menaxhojmë këto momente të vështira. Ju lumshin këmbët për atë që keni treguar në fushë.

E përsëris, përgjegjësia është imja. Jam unë fajtori dhe mund të kem gabuar unë. Lojtarët mos m’i godisni.

Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të pranojmë. Nuk mund të kthejmë asgjë pas”, ka thënë Shehi në dhomat e zhveshjeve.

PËRQAFIMI – Ndoshta i ndikuar nga fytyrat e pezmatuara të lojtarëve ose ndoshta sepse disa prej tyre e kanë përjetuar shumë eliminimin në Europë, e kanë bërë Shehin të përqafojë futbollistët që kanë gabuar gjatë gjithë këtyre katër takimeve.

Po, po, një e nga një madje.

“Jepini, forca. Të gjithë e dimë se futbolli një herë të ngre dhe një herë të ul. Ju duhet ta kaloni me vendosmëri këtë. Keni të ardhmen përpara, duhet të shihni gjithnjë përpara”, mësohet t’u ketë thënë trajneri bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco