Turpërohen skuadrat shqiptare në Conference League, lojë e dobët dhe rezultate zhgënjyese

Turpërohen skuadrat shqiptare në Conference League, lojë e dobët dhe rezultate zhgënjyese

23:30, 28/07/2022

Ndeshjet e sotme të Ligës së Konferencës i kanë dhënë fund sfidave të turit të dytë, duke ndërprerë rrugëtimin e shumë skuadrave pjesëmarrëse në arenën ndërkombëtare për këtë edicion.

Rrugëtimi europian ka përfunduar për skuadrat shqiptare si Tirana, Laçi, Vllaznia e Drita. 

Vllaznia nuk ia ka dalë të kaloj në turin e tretë të Conference League, pasi shkodranët u mposhtën nga Univeristatea Craiova në takimin e zhvilluar në Rumani 3-0, ndërsa sfida e parë mes tyre e luajtur në “Loro Boriçi” kishte përfunduar 1-1.


Pas Vllaznisë një tjetër skuadër shqiptare i thotë “lamtumirë” Conference League. Këtë herë Laçi nuk ia doli dot ndaj Petrocub në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit u barazuan nga miqtë në minutën e 54-të, teksa bardhezinjtë e Shpëtim Duros shënuan të parët me Mentor Mazrekaj në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Ne minutat e fundit te shtesës shënuan edhe golin e 4-të, duke çuar shifrat në 4-1.

Një ndeshje për tu harruar kjo për të besuarit e Shpëtim Duros, te cilët nuk ia dolën dot të ruanin avantazhin e golit të shënuar.

Ndërkohë, edhe Tirana u dorëzua në turin e dytë eliminator të Conference League.

Tirana, që kishte humbur 0-1 në “Air Albania” nga Zrinjski, në kthim u mposht 3-2 nga kampionët boshnjakë. Jankovic në minutën e 25-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Ticinovic dyfishoi për vendasit.

Bardheblutë arritën të futeshin në lojë me gol të Ismajlgecit në 51’, por vendasit shënuan të tretin në minutën e 80-të. Gjithsesi, Tirana gjen forca dhe shënon golin e dytë me Xhixhën në 84’,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco