Laçi turpërohet në 'Elbasan Arena', i eliminon ekipi moldav

Laçi turpërohet në 'Elbasan Arena', i eliminon ekipi moldav

22:51, 28/07/2022

Pas Vllaznisë një tjetër skuadër shqiptare i thotë “lamtumirë” Conference League. Këtë herë Laçi nuk ia doli dot ndaj Petrocub në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit u barazuan nga miqtë në minutën e 54-të, teksa bardhezinjtë e Shpëtim Duros shënuan të parët me Mentor Mazrekaj në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë do të ishte fatkeqe për Laçin, i cili ndëshkohet dy herë brenda dy minutave, me miqtë që përmbysin kështu rezultatin në 3-1.

Petrocub nuk u mjaftua me kaq, teksa ne minutat e fundit te shtesës shënuan edhe golin e 4-të, duke çuar shifrat në 4-1.

Një ndeshje për tu harruar kjo për të besuarit e Shpëtim Duros, te cilët nuk ia dolën dot të ruanin avantazhin e golit të shënuar.

Në këtë mënyrë Laçi do të përshëndetet me Conference League që në turin e dytë të saj, duke mos mundur që vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco