Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Mungon vetëm firma, Kounde lojtar i Barcelonës

Mungon vetëm firma, Kounde lojtar i Barcelonës

18:08, 27/07/2022

Saga e Jules Kounde ka përfunduar.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka njoftuar se është arritur totalisht marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit me spanjollët.

Chelsea ishte shumë pranë transferimit të mbrojtësit francez, por Barcelona ishte ajo që arriti ta bindë djaloshin.

Sevilla dhe Barcelona kanë rënë dakord për shifrat e transferimit, dhe katalanasit gjithashtu kanë arritur marrëveshjen me vetë lojtarin.

Kounde tashmë mund të quhet një lojtar i Barcelonës dhe ajo që i ndanë nga zyrtarizimi është vetëm firma e cila pritet të vijë në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco