Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Mayweather-McGregor pranë finalizimit të marrëveshjes për revanshin

Mayweather-McGregor pranë finalizimit të marrëveshjes për revanshin

10:19, 27/07/2022

E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë pranë marrëveshjes për të zhvilluar një duel të dytë boksi mes tyre.

Kanë kaluar 5 vjet nga sfida e parë mes tyre, në gusht të 2017-ës, fituar me KO teknik nga Mayweather.

Sipas mediave, Mayweather (50 fitore e 0 humbje në karrierë) është gati të vendosë në rrezik këtë rekord dhe të përballet sërish me irlandezin, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

Ajo sfidë e gushtit 2017 ka qenë e fundit në boks për të dy sportistët (irlandezi u rikthye në kafaz).

Mësohet se Mayweather i ka ofruar McGregor 160 milionë dollarë fitim nga kjo sfidë.

Nga ana tjetër, irlandezi mezi pret një revansh, ndërkohë që nuk duelon prej një viti, kur u dëmtua në triologjinë ndaj Dustin Poirier, që e detyroi të operohet në këmbë.

Kjo sfidë pritet të zhvillohet në peshën “welter”, çka do të thotë që McGregor duhet të humbasë disa kilogramë.

Një kërkesë e irlandezit është që sfida të jetë me 10 raunde, ndërkohë që vitet e fundit Mayweather ka zhvilluar disa duele “show” me nga 8 raunde secili.

Për sa i përket kohës që do të zhvillohet kjo përballje, mendohet për marsin e vitit 2023, në Lindjen e Mesme.

Në atë mbrëmje do të ftohen edhe mjaft ikona të boksit për të dueluar mes tyre.

Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me revanshin e shumëpritur mes Mayweather dhe McGregor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco