Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

FOTO/ U akuzua për dhunë fizike ndaj ish-gruas, legjenda e United relaksohet në plazh me të dashurën e re

FOTO/ U akuzua për dhunë fizike ndaj ish-gruas, legjenda e United relaksohet në plazh me të dashurën e re

16:57, 25/07/2022

Dy javë larg seancës gjyqësore ku akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-gruas, Kate Grevill dhe ish-kunatës së tij, Ryan Giggs ka vendosur të udhëtojë për në Portugali e të shijojë plazhin në këtë të nxehtë së bashku me të dashurën 33-vjeçare, Zara Charles.

Duket se legjenda e Manchester United është duke e pritur me qetësi vendimin e gjykatës më datë tetë gusht teksa gjithnjë ka këmbëngulur për pafajësinë e tij. 48-vjeçari akuzohet se ka pasur sjellje të tepruar kontrolluese ndaj ish-gruas e po ashtu e ka dhunuar fizikisht në vitin e kaluar. Sipas asaj që pretendohet nga pala akuzuese, Kate ka pasur dyshime se Giggs e tradhtonte dhe sipas saj ish-futbollisti e ka nxjerrë nga hoteli të zhveshur pasi më parë e kishte dhunuar fizikisht.

Giggs akuzohet se e ka goditur me kokë ish-gruan e tij, ndërsa në të njëjtën mbrëmje pretendohet se ka dhunuar edhe ish-kunatën. Kujtojmë se prej gjyqit të vendosur më datë tetë gusht, Ryan Giggs vendosi të hiqte dorë edhe nga drejtimi i kombëtares së Uellsit me skuadrën që i është besuar Rob Page i cili ia doli t’i kualifikonte pas 64-vitesh në Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco